<linearGradient id="sl-pl-cycle-svg-grad01" linear-gradient(45deg, #000, #803100 49%, #800000 50%, #000)

Starton suksesshëm trajnimi i parë për “Ambasadorët e Mikpritjes” në bashkëpunim me Shkollën “7 Shtatori”

Prishtinë , Dhjetor 2025 – OJQ Qendra Edukative dhe Këshillimore (ABSM) ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e fazës së trajnimeve në kuadër të projektit inovativ “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve”.

Sesioni i parë u mbajt sot në ambientet e Shkollës “7 Shtatori”, një hap që shënon zbatimin praktik të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar midis dy institucioneve tona. Kjo marrëveshje synon të ofrojë hapësira të përshtatshme dhe ekspertizë të ndërsjellë për aftësimin profesional të të rinjve.

Krijimi i gjeneratës së re të turizmit Grupi i parë i pjesëmarrësve ka nisur rrugëtimin për t’u certifikuar si “Ambasadorë të Mikpritjes”. Programi i trajnimit është dizajnuar për të pajisur të rinjtë (mosha 18-30 vjeç) me shkathtësi në:

  • Guidë turistike dhe interpretim të trashëgimisë;
  • Komunikim ndërkulturor dhe diplomaci publike;
  • Promovim digjital të aseteve turistike të Kosovës.

Qëllimi ynë nuk është vetëm aftësimi, por krijimi i një rrjeti profesionistësh që do të shërbejnë si urë lidhëse mes vizitorëve ndërkombëtarë, diasporës dhe traditës vendore.

Projekti “The Guestkeepers” financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor në Kosovë.

Si mund të ju asistojmë?

Na tregoni nevojat tuaja dhe ekipi ynë do t’ju ofrojë informacionin dhe mbështetjen që ju nevojitet – shpejt dhe me profesionalizëm.

Telefon

0390 310 562 Mob: 044 759 342

Email

info@abs-k.org

Adresa

Nënë Tereza, Gjakovë 50000

Lajmet e fundit

Lexoni përditësimet tona mbi destinacionet, kulturën dhe mikpritjen.

Nuk ka më postime për të shfaqur