Prishtinë , Dhjetor 2025 – OJQ Qendra Edukative dhe Këshillimore (ABSM) ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e fazës së trajnimeve në kuadër të projektit inovativ “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve”.
Ditët e para të trajnimit për “Ambasadorë të Mikpritjes” kanë nisur me një energji të jashtëzakonshme. Pjesëmarrësit tanë tashmë kanë filluar të thellohen në konceptet e diplomacisë kulturore, standardet e mikpritjes dhe rëndësinë e promovimit të trashëgimisë sonë kombëtare.
Megjithatë, duke parë interesimin e madh dhe kërkesat e vazhdueshme nga të rinjtë që nuk arritën të regjistroheshin brenda afatit fillestar, The Guestkeepers ka vendosur ta mbajë derën hapur edhe për pak kohë.
Ne besojmë se çdo i ri që ka pasion promovimin e Kosovës, meriton mundësinë për t’u pajisur me këto shkathtësi.
Detajet për Sesionin e Radhës:
Trajnimi vazhdon nesër me një sesion special në një nga pikat më ikonike të kryeqytetit.
- 📅 Data: E Enjte (Nesër) 18 Dhjetor
- 🕙 Ora: 10:00
- 📍 Vendtakimi: Monumenti NEWBORN, Prishtinë
Si të bëheni pjesë e grupit?
Nëse keni dëshirë t’i bashkoheni këtij rrugëtimi dhe të çertifikoheni si Ambasador i Mikpritjes, ju ftojmë të:
- Paraqiteni nesër direkt në vendtakimin te NEWBORN në orën 10:00.
- Na kontaktoni paraprakisht përmes emailit ose rrjeteve tona sociale për të konfirmuar ardhjen tuaj.
Ky është momenti juaj për t’u bërë zëri mikpritës i qytetit dhe vendit tonë. Mos e humbisni mundësinë për të mësuar nga ekspertët dhe për t’u bërë pjesë e rrjetit më të ri të profesionistëve në turizëm.
Ju mirëpresim!
The Guestkeepers Miqtë e vizitorëve – ku çdo vizitor bëhet mikKosovë.


